Showbiz

Zaimina Vasjari i rikthehet muzikës

E shkëputur prej kohësh nga muzika për t’u fokusuar tek biznesi i saj i veshjeve si edhe për t’ju përkushtuar familjes, Zaimina tashmë do të vijë me prurje të reja.

Këngëtares i ka munguar shumë muzika por edhe fansave të saj u ka munguar ajo me projekte të reja dhe klipe të kuruara deri në detaj.

Ditë më parë në një intervistë për “Prive.al’, Zaimina zbuloi se më në fund do të rikthehet me prurje të reja muzikore. Ajo është duke punuar për disa këngë që do të vijnë edhe me klipe.

Presim me padurim të dëgjojmë këngët më të reja të artistes.