Celebrities Gossip Showbiz

Zaimina Vasjari ‘i vë zjarrin’ rrjetit me fotot e postuara së fundmi!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të këtij viti. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birin. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të cdo prindi.

Së fundmi bukuroshja po shijon pushimet verore dhe këtë na i ka treguar me anë të postimeve të saj në Instagram. Ditën e sotme, duket se Zaimina i ka ‘vënë zjarrin’ rrjetit me fotot e postuara së fundmi me bikini, ku mund të themi se duket mjaft seksi.

E ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Zaimina foli për jetën e saj profesionale, personale dhe sigurisht për mëmësinë. Këngëtarja tha se nuk ndihet mirë kur njerëzit i japin më tepër vëmendje djalit sesa vajzës, pasi ajo dëshiron që fëmijët e saj të kenë vëmendje po njëlloj.

Zaimina gjithmonë e ka mbajtur shumë private martesën dhe postimet me bashkëshortin e saj në rrjete sociale kanë qenë shumë të rralla. Mirëpo, kohëve të fundit, bukuroshja nuk ngurron të ndajë me ne momente private duke na treguar kështu për familjen e bukur që ka. E së fundmi  këngëtarja ka ndarë me ne një foto ku shihet bashkëshorti, djali i sapolindur dhe një e afërme në pishinën e shtëpisë së tyre. Epo, a nuk është pamja më e bukur kjo e Zaiminës?