Celebrities Gossip Showbiz

Zaimina Vasjari konfirmon se është në pritje të ëmbël për të dytën herë!

E shkëputur prej kohësh nga muzika për t’u fokusuar te biznesi i saj i veshjeve si edhe për t’ju përkushtuar familjes, Zaimina para pak minutash na dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël për të dytën herë.

Me anë të një fotografie ku shfaqet veshur me një palë xhinse të gjera dhe një këmishë të lidhur para në mënyrë që barku i rrumbullakosur të duket qartë, këngëtarja na i bëri sytë zemra. Zaimina e kishte mbajtur shumë mirë të fshehur duke mos lënë hapësirë për spekulime. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës apo se në çfarë muaji të pritjes së ëmbël është këngëtarja, megjithatë ne i urojmë një shtatzani të mbarë!

E bekuar sërish me një engjëll 

Zaimina u bë nënë për herë të parë në vitin 2018-të dhe e pagëzoi vajzën e saj me emrin Khloe. Gjatë kësaj kohe bukuroshja i është larguar tregut muzikor duke mos sjellë projekte të reja.

Për herë të fundit në ekran, këngëtaren e pamë në rolin e jurisë në spektaklin “Maskat”, një ekperiencë që nuk zgjati shumë.