Zaimina Vasjari: “Për herë të parë gjatë karantinës përjetova ankth”
Live From Tirana • 15:34 24/11/2020
Zaimina Vasjari ishte sot me ne në Live From Tirana për të na rrëfyer më shumë detaje mbi rikthimin e saj në ekran që ka lumturuar pa masë fansat e bukuroshes. Momentalisht këngëtarja e dashur e publikut shfaqet të dielave në rubrikën “Maskat” pjesë e programit “E Diell” në Top Channel. Mungesa e saj në ekran është komentuar shpeshherë në media madje edhe ajo vetë ja ka ndjerë mungesën. Zaimina u shpreh se ftesa për të qenë pjesë e kësaj rubrike erdhi në momentin e duhur dhe nuk mund ta refuzonte. Ajo është shumë e lumtur që ju rikthye eksperiencës televizive dhe nuk do të ndalet me kaq. Vasjari e cila gjithashtu është një sipërmarrëse e suksesshme shtoi se po punon edhe për disa projekte muzikore që ka në plan t’i lançojë shumë shpejt pasi dhe muzika është pjesë e pandashme e saj. Tani që vogëlushja e saj po rritet duket se Zaimina ka më shumë kohë të lirë për veten e saj e kjo na bën të lumtur të gjithëve. Sakaq, këngëtarja theksoi se rikthimi në ekran i ka bërë mirë shpirtërisht dhe psikologjisht pasi karantina për të ishte mjaft e vështirë. “Gjatë izolimit përjetova për herë të parë ankth. Nuk isha ndjerë asnjëherë kështu në jetën time dhe isha shumë e frikësuar, jo për shkak se ishim të mbyllur në shtëpi por për shëndetin e vajzës” -tha ajo për mikrofonin e TAR.
Trendet e këtij viti në operacionet plastike, Senera Hoxha zbulon gjithçka!
Live From Tirana 10:10 24/04/2024
Ndërhyrjet estetike që Senera Hoxha nuk do i këshillonte…
Live From Tirana 10:08 24/04/2024
“Kanë plasur në lartësi…”/Pse duhet të drejtohemi tek një profesionist për operacionet estetike!
Live From Tirana 10:06 24/04/2024
Olta Sheta për “BBV3”: “Shpresoj të mos mbyllet kurrë, të na bëjnë më shumë bebe…”
Live From Tirana 10:55 23/04/2024
Debati Meriton-Graciano/Olta Sheta: “Përdori kartën e viktimizimit, solli ujë tek burimi i vet por…”
Live From Tirana 10:53 23/04/2024
Beatrice Luzzi takoi vetëm Eglën, Olta Sheta: “Banorët e tjerë u prenë, një plus për të…”
Live From Tirana 10:51 23/04/2024
Dita e Tokës, Sazan Guri: “Dikur shqiptarët njerëzit më miqësorë me mjedisin, por sot…”
Live From Tirana 10:48 23/04/2024