Celebrities

Zaimina Vasjari: “Për herë të parë gjatë karantinës përjetova ankth”

Zaimina Vasjari ishte sot me ne në Live From Tirana për të na rrëfyer më shumë detaje mbi rikthimin e saj në ekran që ka lumturuar pa masë fansat e bukuroshes. Momentalisht këngëtarja e dashur e publikut shfaqet të dielave në rubrikën “Maskat” pjesë e programit “E Diell” në Top Channel. Mungesa e saj në ekran është komentuar shpeshherë në media madje edhe ajo vetë ja ka ndjerë mungesën.

Zaimina u shpreh se ftesa për të qenë pjesë e kësaj rubrike erdhi në momentin e duhur dhe nuk mund ta refuzonte. Ajo është shumë e lumtur që ju rikthye eksperiencës televizive dhe nuk do të ndalet me kaq. Vasjari e cila gjithashtu është një sipërmarrëse e suksesshme shtoi se po punon edhe për disa projekte muzikore që ka në plan t’i lançojë shumë shpejt pasi dhe muzika është pjesë e pandashme e saj.

Tani që vogëlushja e saj po rritet duket se Zaimina ka më shumë kohë të lirë për veten e saj e kjo na bën të lumtur të gjithëve. Sakaq, këngëtarja theksoi se rikthimi në ekran i ka bërë mirë shpirtërisht dhe psikologjisht pasi karantina për të ishte mjaft e vështirë.

“Gjatë izolimit përjetova për herë të parë ankth. Nuk isha ndjerë asnjëherë kështu në jetën time dhe isha shumë e frikësuar, jo për shkak se ishim të mbyllur në shtëpi por për shëndetin e vajzës” -tha ajo për mikrofonin e TAR.