Music Showbiz

Zaimina Vasjari rrëfehet për mëmësinë dhe komentet e njerëzve që e mërzisin më shumë!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të këtij viti. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birin. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të cdo prindi.

E ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Zaimina foli për jetën e saj profesionale, personale dhe sigurisht për mëmësinë. Këngëtarja tha se nuk ndihet mirë kur njerëzit i japin më tepër vëmendje djalit sesa vajzës, pasi ajo dëshiron që fëmijët e saj të kenë vëmendje po njëlloj.

“Goca është katër vjeçe djali tre muajsh. Është një impenjim shumë i madh, është një lodhje shumë e madhe por të japin një kënaqësi të jashtëzakonshme. Dashuria që merr e hedh poshtë atë lodhjen. Mbrëmë kam bërë tre orë gjumë. Lutem në mbrëmje që djali të jetë I qetë, sepse ka edh ai atë rutinën e vet, ajo që duhet ti rrijë në kokë jam unë. Më e vogël më duket vajza se është bërë xheloze për djalin sesa djali. Ai është në at botën e vet si kukull e vogël. Ndërsa goca është sa për katër. Ndjehem dhe unë keq me thënë të drejtën, se tani që bëra djalin të gjithë më thonë “hë u bëre mam djali?”, me një entuziazëm shumë të madh ndaj meje që jam bërë me djalë, dhe sikur më ikën vëmendja e vajzës. Ndjehesha shumë keq që të gjithë më pyesnin për djalin dhe unë u them” pikë të dobët kam vajzën”, që ti rikujtoj që kam edhe një vajzë.”– rrëfeu Zaimina.