Live From Tirana

Zak Topuzi: “Turizmi i këtij viti do të jetë 50% më mirë se vitin e kaluar!”

Zak Topuzi, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit ishte i ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana” për të folur për situatën në të cilën gjendet turizmi i vendit tonë. Ai gjithashtu tregoi për ndryshimet që kanë ndodhur për shkak të pandemisë.

Duket se Topuzi është vërtet optimist për turizmin këtë verë. Ai shprehet kështu, pasi pavarësisht faktit që konkurrenca në rajon është e madhe, pozicioni gjeografik i Shqipërisë është vërtet i favorshëm.

Besoj se ky vit do të jetë më mirë se i kaluari, rreth 50% më mirë.

Duket se shtetet që do të mbushin turizmin shqiptar janë vendet e Ballkanit, dhe kryesisht Kosova. Gjithashtu, shtetas nga Ukraina dhe Bullgaria kanë mbërritur tashmë, ndërkohë që edhe turistë polakë e serbë kanë shprehur interes.

Topuzi ngulmoi në promovimin që i duhet bërë vendit tonë në rrjete sociale nga agjencitë turistike e jo vetëm. Gjithashtu, me lejimin e zgjatjes së orarit dhe muzikës, pa diskutim që do të vërehet një ndikim pozitiv në turizëm.