Gossip

Zakon i vjetër! Reperi i njohur ndjek në Instagram modelen shqiptare!

Tashmë është kthyer në zakon. Reperi i njohur Tyga, njëkohësisht edhe ish-i i Kylie Jenner, ka interaktivitet me vajza të njohura të showbiz-it shqiptar. Kësaj here, ai ka nisur të ndjekë në Instagram modelen Trejsi Sejdini, Miss Universe Albania 2018.

Duket se reperi me famë botërore nuk i ka rezistuar dot bukurisë e tipareve seksi të modeles shqiptare, duke i bërë follow në rrjete sociale.

Nuk e dimë nëse dyshja ka folur apo thjesht pëlqehen nëpërmjet fotove, ndaj këtë presim të na e zbulojë Trejsi. Rikujtojmë, se reperi i famshëm ka flirtuar në Instagram edhe me reperen e njohur shqiptare Tayna, si dhe me reperen tjetër, Rina. Madje, ai ka arritur deri aty sa i ka dërguar një mesazh Rinës në Instagram duke i dërguar disa emoji zjarri, ku sigurisht ka dashur t’i tregojë se sa tërheqëse është.

Mjalt i kemi gocat tona. Ju si mendoni?