Health & Beauty

Zakonet e përditshme që janë duke prishur dhëmbët tuaj!

94% e njerëzve kanë shprehur se buzëqeshja është gjëja e parë që ata vërejnë kur takojnë dikë. Dhe megjithëse shumica prej jush ëndërron të ketë një buzëqeshje “Hollivudiane”, shumë prej jush gjithashtu nuk po bën atë që duhet për të pasur një të tillë.

Përveç pirjes së kafesë dhe lëngjeve të errëta, ka disa mënyra më të papritura të cilat ngjyrosin dhëmbët tuaj pa e kuptuar as vetë.

Njihuni me disa:

Ju nuk pini çaj të ftohtë.

Shumica e çajrave të ftohtë përmbajnë acid malik, një përbërje organike që gjithashtu gjendet në luleshtrydhe, që ka veti të forta zbardhuese. Ajo gjithashtu rrit prodhimin e pështymës, e cila, nga ana tjetër, ndihmon në luftimin e prishjes së dhëmbëve dhe parandalimin e njollave.

Ju notoni shumë.

Nëse jeni një notar i përkushtuar dhe kaloni mbi 6 orë në javë në një pishinë, ka shumë të ngjarë që të vëreni një grumbullim ngjyrë kafe në dhëmbët tuaj. Kur notoni, mund të leni padashje ujë në gojën tuaj dhe të gjitha kimikatet në ujin e pishinës mund të shkaktojnë njolla në dhëmbët tuaj. Ndërsa klori ndihmon në eliminimin e baktereve në ujë, ai mund të kthejë dhëmbët tuaj në të verdhë dhe të dobësojë smaltin, duke i lënë dhëmbët tuaj tepër të ndjeshëm.

 

Ju jeni duke përdorur një furçë dhëmbësh të fortë.

Përdorimi i një furçe dhëmbësh të fortë nuk do t’i bëjë dhëmbët tuaj tepër të bardhë. Në fakt, larja tepër agresive mund të konsumojë smaltin tuaj të dhëmbëve. Kjo, nga ana tjetër, do t’i lërë dhëmbët tuaj më të prekshëm ndaj prishjes dhe të prirur ndaj njollave. Stomatologët rekomandojnë përdorimin e një furçë dhëmbësh të butë dhe ta zëvendësojnë atë sa më shpejt.

Ju gatuani me erëza të caktuara.

Erëzimi i ushqimit tuaj do të shtojë aromë të ndryshme në pjatat tuaja, por ju duhet të kufizoni disa erëza nëse doni t’i mbani dhëmbët tuaj të bardhë. Disa erëza mund t’i njollosin dhëmbët dhe t’i kthejnë në të verdhë.

Ju jeni stresuar.

Kur jeni nën një presion të madh, ju mund të bluani dhëmbët për të çliruar stresin. Kur e bëni këtë rregullisht, mund të jeni duke dëmtuar dhëmbët pa e ditur as vetë. Përveçse ju jep dhimbje koke dhe dhimbje nofulle, bluarja mund të dobësojë smaltin e dhëmbëve, duke bërë që dhëmbët tuaj të bëhen të verdhë dhe të brishtë.