Celebrities Gossip Showbiz

Zarf i zi në “BBV2”, ja për cilin banor mendohet se është!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak më parë në shtëpi ka hyrë një zarf i zi nga Vëllai i Madh, i cili do të lexohet gjatë “Prime-t” të sotëm. Banorët si gjithmonë filluan të diskutojnë se për cilin banor është dhe çfarë rregulli kanë thyer këtë herë, por mesa duket Olta e ka një përgjigje. Sipas saj zarfi është për të dhe Qetsorin, pasi të dy ata kanë biseduar për nominimet edhe pse banorët e kanë kundërshtuar duke thënë se këtë rregull e kanë thyer të gjithë, Olta është e sigurt se ky zarf i zi është për të.

Ditën e djeshme banorët janë ulur në dhomën e ndjenjes për të lexuar mesazhet nga publiku përmes “Big Love”. Mes shumë mesazheve nga mbështetësit e tyre, disa ishin shumë më të veçantë, përveç Luizit edhe Keisi mori një mesazh nga mami i saj, i cili e ka përlotur atë.