Gossip Showbiz

Zayn Malik i godet vjehrrën! Dua Lipa reagon!

Ka disa ditë tashmë që një prej lajmeve më kryesore të ditës është Zayn Malik i cili është akuzuar se ka goditur vjehrrën e tij, Yolanda Hadid. Kjo është konfirmuar nga disa burime shumë pranë familjes dhe janë shprehur për gazetën e njohur “TMZ”. Gjithashtu është pohuar se Yolanda po e mendon shumë seriozisht çështjen dhe dëshironte ta denonconte Zayn në polici.

Reagimet rreth kësaj ngjarje kanë qenë të shumta, duke nisur nga vetë Zayn i cili i mohoi akuzat e bëra ndaj tij. Sigurisht që pritej një reagim nga modelja e famshme Gigi Hadid, por ende nuk e kemi patur një të tillë. Të vetmit që kanë reaguar rreth kësaj ngjarje janë familjarët e këngëtarit dhe ata të Gigi-t. Pas akuzave se Zayn kishte goditur nënën e bashkëshortes së tij, komentet në lidhje me këtë u bënë të panumërta.

Gjithashtu Yolanda, Bella dhe Anwar i kanë bërë ‘unfollow’ Malik nga llogaritë e tyre në Instagram.

Por së fundmi ka patur një reagim dhe nga Dua Lipa, e cila është partnerja e Anëar. Edhe ajo gjithashtu nuk e ndjek më Zayn në llogarinë e saj në Instagram.