Rajoni

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Jakup Krasniqit

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, dhanë detaje rreth arrestimit të ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, shtëpitë e të cilit në Kosovë u bastisën nga forcat e EULEX-it. Aktualisht, Krasniqi është transferuar në Paraburgimin e këtyre Dhomave në Hagë. Në një deklaratë saktësohet se arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit, si dhe në zbatim të fletarrestimit e urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Avokati mbrojtës, Valon Hasani tregoi se veprat për të cilat ngarkohet Krasniqi nuk janë të specifikuara. Ndërsa familjarë dhe bashkë partiak shprehen shqetësimet për mënyrën e zhvillimit të operacionit. Përveç Krasniqit, Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzë edhe ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, i cili deri tani ka mbajtur një seancë gjyqësore kur ka shprehur pafajësinë për veprat e ngarkuara.