Aktualitet

Zbardhet protokolli i Ministrisë së Shëndetësisë për sigurinë kundër COVID-19 në shkolla!

Edhe ky vit shkollor nuk do të nis ashtu si zakonisht në institucionet arsimore në vend, për shkak të rrezikut që kanoset nga koronavirusi. Ndërkohë është publikuar protokolli i Ministrisë së Shëndetësisë me masat që duhet të ndjek Ministria e Arsimit dhe më pas institucionet vartëse me nisjen e vitit të ri shkollor 2021-2022.

Për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit, në shkolla do të ndiqen një protokoll i veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19.

Kështu, ndryshe nga vitet e tjera ky vit shkollor do të zhvillohet duke ndjekur disa masa, që nga oraret fikse, distanca mes nxënësve apo dhe mbajtja e maskave në klasë por dhe në ambientet e shkollave.

Një sërë rregullash duhet të zbatojnë edhe mësuesit. Kujtojmë se më 1 shtator do të nisë mësimi plotësues në të gjitha shkollat e vendit, ku nxënësit mund të paraqiten për të marrë dije, për të cilat mund të ketë pasur boshllëqe nga viti i kaluar. Ndërkohë që zyrtarisht ky vit shkollor do të hapet më 27 shtator.

Klikoni këtu për udhëzimin për shkollat

–SH.c–