Health & Beauty

Zbatoni këto këshilla dhe do të keni një lëkurë rrëzëllitëse këtë sezon dimëror!

Në sezonin e dimrit të gjithë kemi hasur krisje të fytyrës, probleme me aknet, skuqjen e hundës etj. dhe kjo është gjëja e fundit që na nevojitet për festa. Por nëse do të zbatoni disa këshilla për lëkurën tuaj të ndjeshme në dimër, mund të shkëlqeni në festat e fundvitit. Dermatologia Dr. Eva Melegh shpjegon se ku po gaboni dhe si të lehtësoni problemet e bezdisshme të lëkurës.

1. Hunda e kuqe si e ‘Rudolph’

Keni një hundë të kuqe të ndezur në të gjitha fotot e festës së Krishtlindjeve? Nëse lëkura juaj është e ndjeshme dhe e prirur ndaj skuqjes, dhomat e nxehta, të mbytura, ushqimi i pasur dhe pijet alkoolike mund të jenë disa faktorë të tjerë nxitës. Dermatologia rekomandon që të mos provoni çdo produkt të ri për kujdesin e lëkurës ose parfum që mund të keni marrë si dhuratë. Ajo sugjeron:

 Shmangni alkoolin e gazuar dhe mos provoni ta spërkatni ose lani lëkurën e nxehtë më shpesh me ujë të ftohtë. Përdorni një krem me bazë desensibilizuese nën të gjitha produktet kozmetike që vendosni në fytyrë gjatë periudhës festive.

2. Zbokthi në rroba

Zbokthi në këmishën tuaj të re të festës së Krishtlindjes është ndjesia më e sikletshme që mund të na ndodhë. Eva thotë:

 Kuajtja e lëkurës së kokës në dimër është shpesh për shkak të zbokthit të thatë të kokës në krahasim me infeksionet kërpudhore si me zbokthin normal. Moti i ftohtë, lagështia e ulët dhe ajri i thatë nga ngrohja qendrore mund të thajnë skalpin tonë të dimrit dhe t’i bëjnë ato të skuqura dhe të ndjeshme. Zvogëloni nxehtësinë e dushit tuaj dhe mos i stiloni flokët tuaja me mjete të nxehta, sprej për flokë apo parfum flokësh.

3. Lëkurë me shkëlqim

Askush nuk dëshiron të jetë aq i shkëlqyeshëm sa dritat e pemës ose të ketë një fytyrë aq reflektuese me yndyrë në këtë periudhë Krishtlindjesh. Dermatologia thotë:

Sa më shumë të përpiqeni të pastroni lëkurën e yndyrshme, shpesh aq më shumë sebum prodhoni kur bëhet fjalë për lëkurën e yndyrshme. Pra, për të ndaluar këtë cikël, duhet të merrni qasjen e kundërt dhe të ndaloni përpjekjet për të ndaluar sebumin. Sebumi është në fakt shumë i mirë për lëkurën si hidratues i natyrës së saj. Përpjekja për të penguar prodhimin e tij me produkte ‘tharëse’ të sebumit dhe përpjekja e pafund për ta larë shpesh e bën problemin edhe më keq.