Botë e Çuditshme Lifestyle

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve mund të ndryshojë të kuptuarit tonë për universin!

Shkencëtarët kanë pohuar së fundmi se Toka është goditur nga një shpërthim intensiv dhe i pazakontë drite që mund të ndryshojë të kuptuarit tonë për universin. Në fund të vitit të kaluar, shkencëtarët vunë re një shpërthim energjie që vinte drejt Tokës, i njohur si një shpërthim i rrezeve gama ose GRB, të cilat janë shpërthimet më të fuqishme në univers. Menjëherë, studiuesit filluan të kërkonin shkëlqimin e mëvonshëm që lënë pas shpërthime të tilla, me atë dritë të dukshme që ishte e dobishme për të gjetur se nga erdhi shpërthimi.

Studiuesit gjetën diçka krejt tjetër, shpërthimi dukej se kishte ardhur nga një kilonova. Këto ngjarje të rralla ndodhin vetëm kur një yll neutron bashkohet me një objekt tjetër shumë kompakt, ose një yll tjetër neutron ose një vrimë të zezë. Studimi sfidon të kuptuarit tonë se nga vijnë GRB të tilla afatgjata. Por mund të ofrojë gjithashtu një mënyrë emocionuese për t’iu përgjigjur pyetjeve të tjera rreth universit, si pwr shembull nga vijnë elementët e tij më të rëndë, gjë që mbetet ende një mister.

Ndërkaq, origjina e oksigjenit në Tokë është një nga temat më të debatuara nga komuniteti shkencor por tani, falë një studimi të ri, më në fund mund të kemi hedhur pak dritë mbi këtë enigmë magjepsëse. Sipas autorëve të hulumtimit, një pjesë e oksigjenit parahistorik do të lidhej me tektonikën, me lëvizjet e zhytjes dhe shtypjen e kores së Tokës, të aftë për të çliruar elementin nga thellësitë e planetit dhe për ta projektuar atë në atmosferë. Falë këtij procesi atmosfera e Tokës do të kishte filluar të evoluonte 2.7 miliardë vjet më parë, përpara ngjarjeve të mëdha të oksigjenimit.