Aktualitet Bota Film & Tv

Zbulohen detaje të reja mbi aksidentin që i mori jetën aktorit Leslie Jordan!

Katër ditë pas vdekjes së aktorit dhe humoristit të njohur, Leslie Jordan, janë zbuluar detajet e aksidentit në të cilin humbi jetën tragjikisht. Jordan përplasi makinën e tij në murin e një ndërtese në Hollywood dhe një nga dëshmitarët menjëherë thirri zjarrfikësit dhe një ambulancë, e cila mbërriti shpejt në vendngjarje.

Zjarrfikësit e nxorën aktorin nga makina dhe përcaktuan se ai nuk kishte puls dhe menjëherë filluan t’ia jepnin ndihmën e parë. Dëshmitari është shprehur se:

E kanë ringjallur për 40 minuta, por aktori nuk ka mundur të shpëtojë.

Burimet policore thanë se besojnë se Leslie ka pësuar një atak në zemër para se të përplaste makinën e tij në mur, por ky është ende informacion jozyrtar. Hetimet janë ende në vijim, ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.

Para aksidentit, ai dyshohet se është ankuar për vështirësi në frymëmarrje dhe madje ka lënë një takim me një mjek. Ai donte të kontrollonte zemrën për të parë nëse kishte ndonjë problem shëndetësor.

Leslie ishte i njohur për rolet e tij në seriale të njohura televizive, si “Will and Grace”, “Hearts Fire”, “The Cool Kids”, “Call me Kat” dhe “American Horror Story”. Publicisti i tij David Shaul tha në një deklaratë për mediat se bota ishte bërë një “vend më i errët” me humbjen e tij.

Bota është padyshim një vend shumë më i errët sot pa dashurinë dhe dritën e Leslie Jordan. Jo vetëm që ishte një mega-talent dhe kënaqësi për të punuar me të, por ai siguroi strehim emocional për kombin në një nga momentet e tij më të vështira. Ajo që i mungonte në gjatësi, ai e kompensoi me bujari dhe madhështi si djalë, vëlla, artist, humorist, partner dhe qenie njerëzore. Të dish që ai u largua nga bota në kulmin e jetës së tij profesionale dhe personale është ngushëllimi i vetëm që njeriu mund të ketë sot.