Celebrities Gossip

Zbulohen fjalët e fundit të Princit Philip drejt Charles!

Pjesëtarët e familjes mbretërore kanë qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes mediateke. Lajmet rreth tyre bëjnë bujë, por i trishtë ishte ai për funeralin e Princit Philip.

Ndërkohë, Princi Charles zbulon detaje lidhur me bisedën e fundit me të atin. Një bisedë rrënqethëse, prekëse, ku kupton se pavarësisht postit apo statusit social, në fund të gjithë janë qenie humane me ndjenja, emocione dhe frikëra. Princi i Uellsit zbuloi ato që ndoshta do të ishin fjalët e fundit të babait të tij para se të vdiste në mënyrë paqësore pas një jete të gjatë dhe të jashtëzakonshme.

Charles tha se i telefonoi dukës në Kështjellën Windsor për ta pyetur se çfarë do të donte të bënte për të festuar 100-vjetorin e tij. Në një intervistë intime, ai përshkruan sesi ai e diskutoi këtë temë me babanë e tij më 8 prill, duke guxuar të sugjeronte një festë që ai e dinte se Philip nuk ishte i interesuar.

Ne po flasim për ditëlindjen tënde.

Duke e ditur se babai i tij ishte pak i dëgjueshëm, ai pastaj e përsëriti veten me zë të lartë, sipas mediave të huaja, duke theksuar:

Ne po flasim për ditëlindjen tënde!

Përgjigjja e Philipit është surprizuese, duke menduar atë që ndodhi më pas…

Epo, duhet të jem gjallë për këtë, apo jo?

Charles, i cili padiskutim e njihte më së miri të atin, duket se nuk është befasuar aspak nga përgjigja e tij.

E dija që do ta thoje këtë!

Është ndjesi e çuditshme dhe e veçantë njëkohësisht të dish fjalët e fundit të dikujt. E aq më tepër kur bëhet fjalë për një princ. Kujtojmë se Princi Harry nuk u prit miqësisht nga anëtarët e familjes mbretërore gjatë funeralit të gjyshit të tij Princ Philip.