Celebrities

Zbulohen fotot e papara të Princeshë Dianës

Janë publikuar foto të rralla të Princeshë Dianës e veshur me bikini në jahtin luksoz.

Disa foto të papublikuara më parë të Princeshë Dianës, janë bërë publike së fundmi, duke treguar edhe njëherë bukurinë e saj rrezatuese.

Fotot besohet të jenë bërë në bordin e jahtit privat të shtëpisë së modës “TMBlue One” në shtator 1990, dy vjet para ndarjes së saj nga Princi Charles.

Princesha e ndjerë duket me flokë të lagur, ndërsa mban një pije në dorë, e nxirë me bikini shumëngjyrëshe dhe me një këmishë të purpurt të lidhur në bel.

Ndërsa Charles kishte nisur lidhjen e tij me ish të dashurën Camilla Parker-Bowles, me të cilën Diana ishte përballur me të në një festë një vit më parë.