Bota Botë e Çuditshme

Zbulohen në akullnajë pas 85 viteve kamerat e eksploruesve!

7 muaj pas zbulimit të anijes HMS Endurance të Ernest Shackleton, janë zbuluar kamerat e eksploruesit Bradford Washburn, të humbura në një akullnajë të largët malore 85 vjet më parë. Eksploruesi Griffin Post, duke udhëhequr një ekspeditë për Teton Gravity Research, gjeti pajisjet në akullnajën e largët Walsh në Territorin Yukon të Kanadasë gjatë një kërkimi 1-javor në gusht.

Bëhet fjalë për kamerat e hedhura në qershor 1937, nga Washburn dhe partneri i tij i ngjitjes Robert Bates të cilët u nisën në një mision për të ngjitur malin Lucania, mali i tretë më i lartë i Kanadasë, mbi 5 mijë metra. Në atë kohë ishte maja e fundit e pangjitur në Amerikën e Veriut që është pjesë e Parkut Kombëtar dhe Rezervatit Kluane në Territorin Tradicional të Kombit të Parë Kluane.

Për shkak të motit të keq ata mbetën të bllokuar në gjysmë të rrugës në akullnajë dhe përveç ngjitjes, ata duhet të bënin edhe zbritjen duke ecur mbi 150 milje nëpër shkretëtirë deri në qytetin më të afërt. Për ta bërë këtë, atyre iu desh të hidhnin gjërat e tyre, një arkë me pajisje prej 408 kg, përfshirë tenda, pajisje për alpinizëm dhe tre kamera. Kamerat u morën aktualisht nga ekipi i Post, së bashku me pjesën tjetër të pajisjeve dhe dy prej tyre ishin ende të ngarkuara me film. Tani ato i janë dorëzuar ekipit të Parks Canada, i cili do të përpiqet të zhvillojë fotot.