Celebrities Gossip

Zbulohen planet e Harry dhe Meghan për ditëlindjen e Princit!

Meghan do të festojë ditëlindjen e 37-të të Harry-t me “darkë të thjeshtë dhe tortë me karrota” të bërë me ndihmën e Archie ndërsa ata përqendrohen në “të qenit në shërbim” në dritën e ngjarjeve të fundit botërore. Harry dhe Meghan po zgjedhin të shmangin vëmendjen për ditëlindjen e 37-të të princit këtë vit dhe do ta shënojnë rastin me një darkë intime, siç raportohet në mediat e huaja.

Një burim pranë Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it thotë se çifti ka zgjedhur një festë të vogël dhe më të relaksuar mes ngjarjeve të fundit botërore, dhe tani janë duke u përqëndruar në ‘të qenit në shërbim’. Një burim për mediat e huaja është shprehur si më poshtë.

Meghan po planifikon një darkë të thjeshtë për ditëlindjen e Harry. Në dritën e asaj që po ndodh në botë, nga Afganistani në Covid, ata të dy vendosën ta mbajnë atë të thjeshtë. Ajo tha se po bën një tortë me karrota me ndihmën e Archie dhe se të ftuarit do të jenë Doria dhe disa miq të ngushtë. Meghan u shpreh se fokusi i tyre tani është shërbimi dhe se pjesëmarrja në ngjarje të shkëlqyeshme si MET Gala është humbje kohe dhe energjie që mund të përdoret mirë për ata që vuajnë dhe që janë në nevojë.

Që nga dalja e tyre dramatike nga familja mbretërore vitin e kaluar, ata kanë krijuar një markë të re për veten e tyre në SHBA, duke përdorur platformën e tyre për punë bamirësie, veçanërisht nisma të shëndetit mendor, sesa për famë. Çifti gjithashtu zgjodhi të heqë dorë nga festimet luksoze të festës për ditëlindjen e dyzetë të Meghan muajin e kaluar dhe në vend të kësaj përdori ditën për të njoftuar projektin e saj të ri bamirës.