Celebrities Music Showbiz

Zbulohen se cilët do të jenë performuesit që do të ‘ndezin’ skenën në ‘MTV EMA 2021’!

Dalin detaje të reja për një nga eventet më të mëdha të vitit. ‘MTV Europe Music Awards 2021’ është planifikuar të transmetohet me datë 14 nëntor në orën 15:00 drejtpërdrejt nga Papp László Budapest Sportaréna në Hungari. Por ky nuk është i vetmi detaj i rëndësishëm.

Së fundmi janë publikuar edhe emrat e performuesve ose më saktë të artistëve të cilët do të elektrizojnë skenën. Janë emra të artistëve më të njohur dhe më të dashur për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ata numërojnë me miliona fansa dhe padyshim që të gjithë mezi po e presin këtë datë sepse duhet që të ndjekin këngëtarët e preferuar.

Pas emrave që janë konfirmuar na mbetet të themi se do të jetë një super mbrëmje dhe padyshim që do të mbetet gjatë në memorien e të gjthëve.

1. Maluma
2. Måneskin
3. Kim Petras

Kujtojmë gjithashtu se çdo vit kjo është një nga eventet që arrin të marrë një vëmendje shumë të madhe, jo vetëm për shkak të artistëve por edhe për formatin dhe aksesin që të gjithë ndjekësit kanë për të votuar të preferuarin e tyre.