Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohen të ftuarit e “Më lër të flas” për këtë javë!

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj e këtë sezon të dytë deri më tani kanë pasur shumë sukses me puntatat e zhvilluara.  Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e episodit të ri, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e kësaj të shtune.

Të ftuarit do të jenë, në pjesën e parë Ervin Salianji dhe në pjesën e dytë Irini Qirjako dhe NGR Band me rrëfime dhe lojëra që nuk duhet t’i humbisni!

Ndërkohë, ju kujtojmë se në episodin e kaluar  i ftuari i parë ishte Eno Popi, ku na ka treguar lidhur me për jetën e tij private dhe projektet profesionale. Të ftuar në pjesën e dytë ishin Ingrit Gjoni dhe Stine, ku na kanë treguar rreth miqësisë së tyre, për jetën e saj private dhe shumë të tjera.