Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohen të ftuarit e puntatës së sotme në “Më lër të flas”!

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj e këtë sezon të dytë deri më tani kanë pasur shumë sukses me puntatat e zhvilluara.  Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e episodit të ri, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e kësaj të shtune.

Puntatën e sotme do të jenë të ftuar, në pjesën e parë këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, për të na treguar më shumë rreth  karrierës muzikore, jetës personale dhe sigurisht pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing with the Stars”.  Në pjesën e dytë do të jenë të ftuara aktoret, Eva Murati dhe Olta Beqiri, për të na treguar më shumë gjëra të pazbuluara rreth tyre.

Javën e kaluar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë e ftuar moderatorja e njohur, Alesia Bami. Bukuroshja nuk ka folur vetëm për jetën profesionale për sportin siç jemi mësuar tashmë ta shohim çdo mbrëmje në krah të Edi Manushit në “Top Arena” dhe “Procesi Sportiv” por edhe për jetën e saj personale.

I ftuari i dytë në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”, ka qenë kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku, i cili ka treguar se si ka nisur gjithçka për pasionin më të madh dhe punën e tij.