Celebrities

Zbulohen të ftuarit e puntatës së sotme në “Më lër të flas”!

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj e këtë sezon të dytë deri më tani kanë pasur shumë sukses me puntatat e zhvilluara.  Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e episodit të ri, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e kësaj të shtune.

Puntatën e sotme do të jenë të ftuar në pjesën e parë boksieri i njohur, Florian Marku dhe në pjesën e dytë moderatorja, Alesia Bami dhe aktorët binjakë nga Portugalia, Rafael and Edgar Morais. Këtë puntatë na kanë premtuar rrëfime dhe surpriza që nuk duhet t’i humbasim.

Episodin e kaluar ka qenë i ftuar reperi Fero, i cili ka treguar gjithçka rreth karrierës, suksesit dhe mbi të gjitha ka folur edhe për qëndrimin e tij në paraburgim për më shumë se 1 muaj.

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Më lër të flas” ka qenë artisti i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu. Këngëtari ka treguar gjithçka rreth muzikës dhe karrierës së tij mjaft të suksesshme në vendin tonë dhe Kosovë gjithashtu.