Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohen të ftuarit specialë të episodit të sotëm në “Më lër të flas”!

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me  po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.

Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e episodit të ri, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e sotëm. Në pjesë e parë të emisionit do të jenë të ftuar një nga çiftet më të përfolur të momentit, Sarah Berisha dhe Dj PM, për të na treguar më shumë rreth ecurisë së lidhjes së tyre dhe projekteve të reja. Në pjesën e dytë të emisionit do të jetë e ftuar një nga këngëtaret më të dashura të publikut, Nora Istrefi, për të na treguar më shumë rreth jetës së saj private dhe jo vetëm.

Mbrëmjen e sotme do të ketë shumë rrëfime ekskluzive dhe lojëra që nuk duhet t’i humbisni!

Javën e kaluar të ftuar në emisionin “Më lër të flas” nga binjakët Veshaj, kanë qenë në pjesën e parë, producentja Olsa Muhameti dhe opinionisti Arjan Konomi, ku na kanë treguar më shumë rreth jetës së tyre dhe programit të njohur, ‘Për’puthen’.  Në pjesën e dytë ka qenë i ftuar artisti shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj, i cili ka folur për familjen e tij dhe për projektet e ardhshme.