Celebrities Showbiz

Zbulohet anëtari i fundit i jurisë së “Dancing with the Stars”, Armand Peza gati për të gjykuar yjet!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, teksa gjithashtu u njohëm edhe me balerinët e fundit që do të shfaqin talentin e tyre të padiskutueshëm.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren. E teksa tani i njohim të gjithë konkurrentët dhe prezantuesen që është Bora Zemani, juria është gjithçka që ka mbetur për t’u zbuluar.

Vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e “DWTS” në Intagram na zbuloi se sipërmarrësi Armand Peza është anëtar i jurisë së “DWTS”. Një personalitet televiziv që e dashuron baletin. Në vogëli, për 5 vite me radhë, ka ndjekur kurset e kërcimit në Pallatin e Pionerit. Ish-opinionist në “Big Brother”, ai njihet për komentet pikante.

Kujtojmë se data e premieres është pikërisht 7 tetori, e premtja e ardhshme. Show i emocioneve të forta pritet të nisë dhe të gjithë po presin me padurim të ndjejnë magjinë. Emrat më të përfolur të showbiz-it, balerinët më të mirë, dhe të gjithë komponentët duket se janë mbledhur së bashku për të arritur një rezultat perfekt.