Aktualitet

Zbulohet arsyeja e vdekjes së aktorit të njohur Willie Garson!

Vdekja e papritur e Willie Garson që ndër shumë role të tjera të pëlqyera, erdhi dhe si personazhi i Stanford Blatch, miku gay në serialin ikonik “Sex And The City”, tronditi shumë fansa por edhe shumë kolegë të tij. Willie ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha djali i tij përmes një dedikimi prekës.

Willie do të mbahet mend me rolin e shokut të Carrie, aktores Sarah Jessica Parker në serial, por në realitet, roli i tij i preferuar, ishte i babait. Ai e birësoi djalin Nathen si baba beqar dhe vazhdoi të ishte një zë i fuqishëm në komunitetin e birësimit.

Së fundmi është mësuar edhe arsyeja e vdekjes së tij në një moshë ende të re. Aktori ndërroi jetë si pasojë e kancerit në pankreas. Ndaj edhe askush nuk kishte shkruar dhe lexuar më parë se Willie ishte keq. Është një sëmundje terminale që nuk të lë shumë kohë.

Garson u shfaq në mbi 50 filma e shumë serialë televizivë të suksesshëm. Përveçse në “Sex and the City”, Garson ka qenë pjesë e kasteve të aktorëve te “Ally McBeal”, “Melrose Place”, “Friends”, “NYPD Blue”, “Dy burra e gjysmë”, si dhe në shumë seri të tjera ku spikati për ironinë e shpalosur në role.

Rikujtojmë se, së fundmi edhe mikja e tij, aktorja Hilarie Burton ka bërë diçka që ta ketë gjithnjë pranë zemrës Willie-n. Sa herë që aktorja do të hedhë sytë në krahun e saj, ajo do të kujtojë gjithnjë mikun e saj të mirë Willie Garson. Burton, e cila luajti së bashku me Garson në filmin “White Collar” të vitit 2009, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, tregoi një tatuazh që ajo bëri për nder të tij. Tatuazhi i saj lexonte, “qetësohu”, dhe kjo është një nga frazat më të njohura të mikut të saj. Ajo gjithashtu ndau disa fotografi të aktorit të ndjerë.