Celebrities

Zbulohet arsyeja pse Kim dhe Kanye po qëndrojnë në heshtje për divorcin!

Ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian dhe reperi i njohur, Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit. Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë, e ndërsa Kim do i përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj.

Mediat e huaja raportojnë se çifti i famshëm kanë hequr dorë nga terapia në çift për martesën e tyre, si hapi i fundit për të mos u ndarë. Përtej gjithë bujës asnjëra prej palëve nuk ka reaguar rreth tyre, duke qëndruar totalisht në heshtje.

Por kjo heshtje e paska një arsye!

Së fundmi, raportohet se të gjitha problemet dhe ajo që ka ndodhur mes tyre do transmetohet në episodet e fundit të “KUWTK”. “Page six” shkruan se çdo arsye e ndarjes së tyre do të ndahet me publikun në episodet e fundit të mbylljes përfundimtare të “KUWK”. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

A jeni kuriozë?!