Auto & Moto

Zbulohet data se kur Ford do të rifillojë prodhimin e F-150 Lightning!

Ford ka njoftuar se prodhimi i Lightning do të rifillojë më 13 mars, pasi u ndalua për rreth një muaj. Ford ndaloi montimin e F-150 Lightning në fillim të shkurtit për shkak të një problemi të baterisë. Tani, prodhuesi i automjeteve me bazë në Dearborn thotë se kamionçina elektrike do të rifillojë të prodhohet në Qendrën e Automjeteve Elektrike Rouge më 13 mars.

Megjithatë, Lightnings-i të ndërtuar që po mbahen aktualisht do të mbeten në kujdesin e Fordit për të ardhmen e parashikueshme, në pritje të përditësimeve. Fillimi i prodhimit më 13 mars i jep kohë furnizuesit të baterive SK On për të ndërtuar paketa të reja baterish dhe për t’i dorëzuar ato në fabrikë.

Rikujtojmë, se shefi i divizionit të makinave elektrike të Ford në Evropë, Martin Sander, postoi së fundmi një video të shkurtër të projektuesit kryesor Amko Leenarts gjatë një interviste. Leenarts është filmuar teksa heq mbulesën nga “crossover-i” elektrik teksa zhvillohet intevista. 21 marsi është konfirmuar si data e prezantimit. “Crossoveri” i ri EV bazohet në platformën MEB të Volkswagen.

“Ford” gjithashtu po planifikon të shkurtojë 3.800 vende pune në Evropë gjatë tre viteve të ardhshme në kuadër të planit për ristrukturim të biznesit të saj në kontinent. Prodhuesi amerikan i automjeteve synon të krijojë një strukturë kostoje më të ulët dhe më konkurruese për Ford-in në Evropë.