Bota Travel

Zbulohet dinamika e aksidentit tragjik ku humbi jetën Kobe Bryant dhe vajza e tij!

Pas më shumë se 1 viti, presidenti i “National Transportation Safety Board”, Robert Samuolt, zbulon dinamikën e aksidentit tragjik me helikopter të ndodhur më 25 janar të 2020-s ku humbën jetën Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe 7 persona të tjerë.

Bëhet fjalë për një gabim të pilotit Ara Zobayan, i cili fluturoi në mes të mjegullës dhe reve që ishin shumë ulët edhe pse normat standarde e ndalonin ngritjen e mjetit në kushte të tilla. Për rrjedhojë helikopteri humbi orientimin duke u përplasur më pas me tokën.

Gjatë fluturimit, Zobayan u ka thënë kontrolluesve të trafikut ajror se helikopteri i tij është duke u ngjitur jashtë reve, kur në fakt ka qenë duke zbritur. Udhëheqësi i Bordit Kombëtar për Siguri të Transportit, Robert Sumwalt tha:

Po flasim për çorientim hapësinor, kur piloti mund të mos e di nëse po shkon lart apo poshtë, apo nëse po kthehet majtas apo djathtas.

Sipas këtij bordi, piloti ka shkelur ligjin kur ka fluturuar në re. Vdekja e Bryant, ish-ylli i Asociacionit Kombëtar të Basketbollit (NBA), shokoi të gjithë botën.