Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet e vërteta e marrëdhënies së Angelina Jolie dhe The Weeknd!

Pasi Angelina Jolie dhe The Weeknd u panë duke shijuar një darkë intime së bashku në “Giorgio Baldi” në Santa Monica, burimet i thanë ekskluzivisht “E!News” se çfarë po ndodh vërtet mes tyre. Pas bërjes publike të fotove, ku u panë teksa dinin nga restoranti luksoz të veshur krejtësisht në të zeza, Jolie hipi në makinën e kompozitorit dhe ata shkuan në rezidencën e tij në Bel-Air. Dhe ndërsa aktorja fituese e çmimit “Oscar” dhe këngëtari i njohur The Weeknd ende nuk kanë reaguar lidhur me lajmet e publikuara për marrëdhënien e tyre, një burim ekskluziv për “E!News” na tregon të vërtetën për marrëdhënien e tyre. Ai u shpreh se:

Nuk ka asgjë romantike mes tyre. Ata kanë interesa reciproke dhe po bashkojnë idetë e tyre për të parë se çfarë mund të dalë. Jolie dhe The Weeknd kanë folur kohët e fundit për partneritet në disa projekte humanitare së bashku. Të dyve iu pëlqen të flasin për filma dhe art. Angelina dhe këngëtari janë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mendoj se kanë krijuar një lidhje të ngushtë mes tyre.

Një tjetër burim tha:

Ata u bënë miq të mirë pasi u takuan disa muaj më parë. The Weeknd dhe Angelina u takuan përmes miqve të përbashkët në industrinë e filmit dhe argëtimit. Ata kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe pas takimit të tyre të parë këtë verë, kanë mbajtur kontakte që nga ajo kohë.

Aktorja e “Eternals”, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga Brad Pitt pesë vite më parë, është përfshirë në një betejë të trazuar për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre. Ndërkohë, fituesi i “Grammy” pati përsëri një romancë me supermodelen Bella Hadid. Dhe ndërsa ata u ndanë, The Weeknd filloi të takohej me Selena Gomez, por ata i shkëputën marrëdhëniet e tyre në muajin tetor të vitit 2017.

Rikujtojmë se, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë rënë dakord për një vendim të kohëve të fundit për të hequr një urdhër ndalimi të përkohshëm mbi pasuritë e tyre, i cili u vendos gjatë procedurave të divorcit. Sipas ET, kjo i lejon ish-çiftit të shesë pronat që kanë pasur në pronësi gjatë periudhës së martesës së tyre, gjë që me sa duket Jolie mund të shesë 50% të pronës luksoze që ata zotërojnë në Francë.