Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Zbulohet fatlumi që i ka ‘rrëmbyer zemrën’ vajzës më të bukur në botë!

Ajo u shpall vajza më e bukur e botës kur ishte vetëm 6-vjeçe, por tani Thylane Blondeau, nuk është më fëmijë. Në fakt, modelja së fundmi ka njoftuar se është fejuar. Djali që i ka rrëmbyer zemrën është Benjamin Attal, por ende nuk dihet mosha e tij apo profesioni që ka. Dyshja duket se janë fejuar që në muajin tetor pas një viti lidhjeje, por lajmi u bë i ditur vetëm tani.

Çifti aktualisht po jeton në Miami, ku festuan edhe ndërrimin e viteve. Që nga momenti kur u shpall “Vajza më e bukur në botë” nga revista TC Candler, Blondeau u kthye në një “magnet” për marka të ndryshme. Francezja ndoqi karrierën si modele dhe tani është mjaft e kërkuar në shumë vende europiane.

Vitet e fundit gjërat nuk po shkonin siç duhet për bukuroshen dhe fajin e kishte një problem shëndetësor që nuk po merrte zgjidhje, për shkak se mjekët nuk e kishin diagnostikuar siç duhet. Thylane pak kohë më parë publikoi nnjë mesazh të gjatë në Instagram ku zbuloi se i është dashur që t’i nënshtrohet disa operacioneve për kiste në vezore.

Nuk isha e sigurt për ta postuar këtë, por ja ku jemi. Një vit më parë pata një operacion urgjent për një kist në vezore që më kishte shpërthyer në stomak. 3 muaj më vonë, barku filloi të më dhembë dhe mendova se ishte për shkak të operacionit. Këtë vit takova tre gjinekologë të ndryshëm, kam qenë në më shumë se 4 qendra radiologjike në Paris dhe të gjithë ata thanë të njëjtën gjë: “Mos u shqetëso, nuk ke asgjë, gjithçka është në kokën tënde”. 4 ditë më parë shkova në urgjencë sepse barku më dhembte aq shumë sa nuk mund ta përballoja më dhe ata thanë që gjithçka ishte mirë dhe se kisha një kist të vogël dhe do të më duhet të bëja një kontroll deri në 2-3 muaj. Të nesërmen pata këtë takim me një mjek fantastik i cili pa se një kist prej 5,6 cm prekte vezoren time dhe më dërgoi direkt në spital për operacion urgjent. Sot më në fund po ndihem më mirë. Me të vërtetë mendova se isha e çmendur që u ankova për stomakun tim për kaq gjatë. E lumtur që nuk kam hequr dorë kurrë. Nga kjo përvojë kam mësuar se kur ju lëndon trupi, kujdesuni për të, duhet të takoni mjekë të ndryshëm derisa disa prej tyre të gjejnë problemin dhe ta shërojnë atë. Çdo dhimbje edhe më e vogël mund të fshehë diçka shumë më të rëndësishme. Sot ndihem e bekuar dhe mirënjohëse që e kam kaluar këtë përvojë dhe jam shumë mirënjohëse për mjekun i cili më shpëtoi jetën si dhe të gjithë mjekët e tjerë që u kujdesën për mua dhe më ndihmuan ta kaloj këtë. Gjithashtu edhe nëna ime që mori drejtpërdrejt një tren nga jugu i Francës për t’u bashkuar me mua, i dashuri im që më ndihmoi që 1 vit më parë me problemet e barkut. Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja!