Sport

Zbulohet kontrata faraonike e Mbappe me PSG, ja sa do të paguhet ylli francez për 3 vitet e ardhshme!

New York Times ka publikuar këtë të martë një intervistë me një prej futbollistëve më të shquar të skenës botërore, Kylian Mbappé.

Është folur shumë këtë verë për rinovimin e “yllit” francez me PSG-në dhe refuzimin e ofertës së Realit të Madridit, klub që e kishte ndjekur prej pesë vitesh.

Gazeta prestigjioze amerikane ka zbuluar edhe shifrat e kontratës milionere që PSG-ja i ofroi lojtarit të Bondy për ta bindur që të mos largohej nga kryeqyteti francez. Sipas këtij informacioni, Mbappé do të marrë 250 milionë dollarë (251.46 )milionë euro) për tri sezonet e ardhshme, afërsisht 83 milionë për sezon.

Oferta e PSG ishte thjesht e parefuzueshme. New York Times pretendon se Mbappé mori rreth 125 milionë për nënshkrimin e rinovimi, pagesa më e madhe e bërë ndonjëherë për një lojtar pa kontratë në historinë e sportit.

“Ishte një vendim i vështirë. E dija se duhej të kisha vendosur më parë, por duhej të merrja kohën time. Nuk e kam ndjerë kurrë presionin. Të gjithë e dinë që doja largimi një vit më parë, atëherë ishte vendimi më i mire për mua. Këtë herë konteksti është ndryshe, është një çështje private. Franca është vendi në të cilin dua të jetoj, është vendi im. Klubi gjithashtu dëshiron të ndryshojë shumë gjëra në nivel sportiv. Historia ime nuk ka mbaruar këtu”,-tha sulmuesi, pasi zgjodhi rinovimin deri në verën e 2024-ës me PSG-në.