Celebrities

Zbulohet kush është çifti i parë i “Dancing with the Stars”!

Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”. E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak zbuluam edhe artistët dhe personazhet vip që iu bashkuan “Dancing with the Stars”.

Dhe tani që mësuam të gjithë personazhet vip, erdhi çasti për t’u njohur edhe me partnerët e tyre skenikë. Ditën e sotme vetëm pak minuta më parë, u zbulua pikërisht çifti i parë në faqen zyrtare të “Dancing with the Stars” në Instagram.

Ndërkohë, një nga konkurrentet më të përfolur ka qenë pikërisht artistja e mirënjohur Julka Gramo, e cila do të provojë që të sfidojë veten duke kërcyer. Por kush do të jetë partneri skenik i Julkës?! Përgjigjen na e dha vetëm pak minuta më para faqja zyrtare e “Dancing with the Stars” në Instagram.

Ai quhet Silvi dhe ka nisur të merret me balet që në moshën 4-vjeçare. Një profesionist i vërtetë, që i ka premtuar Julkës se provat, përveçse në palestër, do t’i vazhdojë edhe tek këndi i lojërave, kur të shoqërojnë fëmijët së bashku. Të paktën kështu shkruhet në faqen zyrtare të DWTS në Instagram. Na mbetet t’i urojmë shumë suksese çiftit në këtë rrugëtim të ri.