Botë e Çuditshme

Zbulohet mesazhi në një shishe të gjetur në lumë pas 39 vitesh!

Një çift nga Florida të cilët gjetën një mesazh në një shishe në bregun e një lumi, ishin në gjendje të gjurmonin njeriun nga Teksasi, i cili ishte autor i mesazhit 39 vjet më parë. Sheila dhe Teben Pyles thanë se po merrnin pjesë në një pastrim lagje në South Jacksonville në shkurt 2022 kur gjetën një shishe të vjetër në bregun e lumit St.Johns. Shishja kishte një shkrim që thoshte “shiko brenda” dhe çifti e hapi për të gjetur një mesazh. Aty shkruhej: “Nëse ju jeni personi që e gjeti këtë shishe, ju lutemi dërgoni një mesazh te Ron Clark”.

Mesazhi kishte një adresë në Teksas, por çifti tha se shishja dukej se ishte disa dekada e vjetër dhe ata dyshonin se adresa do të ishte vendbanimi aktual i tij. Kërkimi dhe kontaktimi zgjati me shumë persona me emrin Ron Clark, asnjëri nga të cilët nuk ishin autorë të mesazhit. Sheila Pyles postoi fotot e shishes dhe mesazhin për një grup të komunitetit Mebane në Facebook në dhjetor me shpresën për të tërhequr vëmendjen e Clark. Postimi ishte i suksesshëm dhe Ron Clark i cili jeton në Mebane doli të ishte Ron Clark Sr., djali i të cilit, Ron Clark Jr., 49 vjeç, shkroi mesazhin ndërsa qëndronte me gjyshërit e tij në Florida 39 vjet më parë. Pyles tha se tani po planifikojnë t’ia dërgojnë mesazhin në një shishe Clark-ut më të ri, i cili ende jeton në Teksas.