Bota

Zbulohet politikani pro-rus që Putin e “ruan” në Rusi dhe dëshiron ta rikthejë në krye të Ukrainës

Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e shtatë, zbulohet një tjetër lëvizje e Vladimir Putinit. Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ndodhet në Minsk dhe Kremlini po përgatitet ta rikthejë atë në pushtet.

“Yanukovych është në Minsk. Kremlini dëshiron ta bëjë atë President të Ukrainës”, raporton “BBC”, duke cituar inteligjencën ukrainase.

Kremlini mund të jetë duke përgatitur një operacion ose fushatë për rikthimin e Yanukovych në Ukrainë. Në muajin janar, Britania e Madhe tha se Moska po planifikonte të instalonte një figurë pro-Moskës për të udhëhequr qeverinë e Ukrainës.

Viktor Yanukovych ishte larguar për në Rusi në vitin 2014, pas protestave masive anti-qeveritare në Ukrainë.

Menjëherë pas kësaj, Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë.

Rusia po ashtu ka nxitur trazira dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës.

Lufta atje midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare ka lënë mbi 10,300 njerëz të vrarë.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka konstatuar në nëntor të vitit 2016 se luftimet në lindje të Ukrainës janë “një konflikt i armatosur ndërkombëtar midis Ukrainës dhe Federatës Ruse