Showbiz

Zbulohet projekti i ri i Celine Dion, por jo në muzikë

Ndërsa Celine Dion padyshim që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm të pavarur në botën e muzikës, trashëgimia e saj është gjithashtu shumë e lidhur edhe me botën e filmit.

Të gjithë e njohim këngën e famshme të Titanikut “My Heart Will Go On”, e cila mbetet hiti më i madh i karrierës së saj. Por këngëtarja e famshme, Celine Dion, së fundmi është angazhuar edhe si aktore, shkruajnë mediat e huaja.

Celine Dion së shpejti do të luajë së bashku me Sam Heughan dhe Priyanka Chopra Jonas të Outlander në një dramë të re romantike të titulluar “Text For You”. Filmi në fjalë është një përshtatje e realizmit gjerman, “SMS Fur Dich”, që është bazuar në librin e Sofie Cramer.

‘Text For You’ ose në shqip ‘Mesazh për ty’ është ende në zhvillim e sipër dhe nuk ka fiks një datë të caktuar se kur publikohet, por sidoqoftë ne mezi po presim të shohim Celine Dion në rolin e aktores.