Celebrities Film & Tv

Zbulohet se kur do të jepet premiera e filmit të regjisorit famëkeq Harvey Weinstein!

Së fundmi “Universal Pictures” ka njoftuar se më 18 nëntor të vitit 2022, do të lançojë filmin “She Said” në kinema, i cili flet për abuzimin seksual të kryer nga producenti hollivudian, Harvey Weinstein. Në rolet kryesore do të jenë aktoret e njohura Carey Mulligan dhe Zoe Kazan.

Të dyja do të interpretojnë reporteret e “New York Times”, Megan Twohey dhe Jodi Kantor, të cilat së bashku botuan një histori rreth abuzimit seksual në Hollywood.

Pra, në qendër të ngjarjes së filmit janë dy gazetare që bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të mbledhur prova dhe rrëfime të grave që janë abuzuar nga një producent i famshëm. Filmi është realizuar me regji të Maria Schrader dhe me skenar të Rebecca Lenkiewicz. Producentët në “She Said” përfshijnë Brad Pitt, Dede Gardner dhe Jeremy Kleiner.

Rikujtojmë, se Weinstein është dënuar me 23 vjet burg për përdhunim dhe ngacmime seksuale pasi nën emrin e tij u ngritën dhjetëra akuza nga vajza dhe gra.

Tashmë, juristët e ish-shefit të “Miramax” u pajtuan me prokurorinë e New York-ut, duke rënë dakort për një fond prej 19 milionë dollarësh që do t’i shpërdahen viktimave të ish-regjisorit sipas dëmit që i’u është bërë.

Një pjesë e parave do t’i shkojnë edhe ish-punonjësve të kompanisë së Weinstein që kanë punuar dhe jetuar në një vend armiqësor të punës, janë ngacmuar dhe dhunuar seksualisht.

Së fundmi është bërë publike një e-mail i regjisorit ku shkruan se Jennifer Aniston duhet të vdesë nëse edhe ajo ka ngritur akuza kundrejt tij. Kohë më parë aktorja e serialit “Friends” ka deklaruar se ka kaluar disa situata të sikletshme dhe të pakëndshme me Harvey por nuk ka ngritur asnjë akuzë kundrejt tij.