Celebrities Food & Drink Gossip Health & Beauty Lifestyle

Zbulohet ‘sekreti’ i motrave Kardashian-Jenner për të rritur imunitetin!

Siç dihet tanimë motrat e famshme Kardashian-Jenner janë gjithë kohës në vëmendjen e mediave dhe çdo gjë që ndodh rreth jetës së tyre bëhet lajm. Së fundmi, ka qenë kujdestarja e fëmijëve të Kourtney-t e cila ka zgjedhur të tregojë më shumë për recetën e çajit që përdorin motrat për të rritur imunitetin. Çaji kombinohet me shafran dhe xhinxher dhe thuhet se është i përshtatshëm për t’u konsumuar në mëngjes esëll.

Përgatitja është për 15 minuta. Përbërësit janë këto: 1 litër ujë, 1 mollë e kuqe e ndarë në katër copa, 2 shkopinj kanellë, 8 karafila të thatë, ¼ e lugës së çajit me shafran, pak xhinxher, 1 tufë mente, 1 limon, ¼ e lugës së çajit me kardamon dhe mjalt. Si fillim bashkoni ujin me mollën, kanellën, karafilin, shafranin, xhinxherin, menten dhe kardamonin në një enë të madhe. Shtrydhni gjysmën e limonit në enë, gjysmën tjetër e presim hollë. Vëreni të gjithën të ziejë për 10 minuta, të mbuluar. Shtoni 1 lugë çaji me mjaltë në fund të secilës gotë. Kulloni çajin mbi mjaltë që të tretet dhe më pas konsumojeni!

Që imuniteti dhe organizmi të funksionojnë siç duhet, trupi i njeriut ka nevojë të marrë lëndët e duhura. Me kalimin e moshës, sistemi imunitar humbet disa aftësi dhe një gjë e tillë, kontribuon në shfaqjen e shumë infeksioneve dhe sëmundjeve kronike. Personat me imunitet të dobët vuajnë më shumë nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, gripi dhe pneumonia.

Pikënisja e një imuniteti të fortë është stomaku ku akumulohen shumë substanca, minerale dhe vitamina të cilat më pas shpërndahen në të gjithë trupin. Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zinkun, seleniumin, hekurin, bakrin, acidin folik dhe vitaminat A, B6, C dhe E. Receta natyrale e cila i jep imunitetit më shumë energji dhe ruan ekuilibrat e tij është pikërisht kjo që do zbuloni duke klikuar në këtë link.