Showbiz

Zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës 4-vjeçare të Fetty Wap!

Reperi i njohur Fetty Wap ka humbuar para pak ditësh vajzën e tij 4-vjeçare, Lauren Maxwell. Gjatë një videoje live, reperi ju kërkoi fansave të tij që t’i dërgonin sa më shumë flutura, sepse vogëlushja e ndjerë i kishte shumë qejf. 

Lajmin për ndarjen nga jeta të Lauren e konfirmoi nëna e saj, Turquoise Miami me një postim prekës.

Kjo është princesha ime e mrekullueshme, e bukur, e dashur, e talentuar, e zgjuar dhe e dëgjuar. Nëse e shikoni këtë postim lini një koment ose thoni me vete ‘Të dua Lauren’, sepse thonë se shpirtrat mund ta ndjejnë dashurinë tuaj.

Së fundmi, është bërë i ditur shkaku i vdekjes së vajzës së artistit. Vogëlushja e ndjerë ndërroi jetë si pasojë e një aritmie kardiake fatale për shkak të komplikimeve të një anomalie kardiake që e kishte që nga lindja.

Disa ditë më parë, reperi i dedikoi performancën e tij në Rolling Loud të bijës. Ndërkaq, Fetty është edhe baba i Aydin, 10-vjeç, Zaviera 6-vjeç, Khari 5-vjeç, Amani 5-vjeç dhe Zy 3-vjeç.