Celebrities Food & Drink Health & Beauty

Zbuloni 5 gjërat që bën nutricionistja e njohur për t’u ndjerë më mirë gjatë ditës…

Kimberly Snyder është nutricioniste, instruktore yoga dhe terapiste meditimi. Ajo është themeluesja e markës së saj “Solluna”, e cila gjithashtu ka një blog me po të njëjtin emër, që ju vjen në ndihmë me këshilla online për të ushqyer trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj. Kimberly prezanton produktet e kujdesit ndaj lëkurës dhe suplemente me bazë bimore për rritjen e sistemit tuaj imunitar dhe përmirësimin e shëndetit të zorrëve. Terapistja e meditimit, ndan me ju rutinën e saj të mëngjesit dhe tregon se si të ndiheni më mirë gjatë ditës.

1. Meditoni

Vendoseni telefonin në “airplane mode” përpara se të shkoni në shtrat. Në mëngjes, kjo ju ndalon që të merrni celularin dhe të kontrolloni emailet tuaja. Unë kam një djalë dy vjeç dhe meditoj përpara se ai të zgjohet. Jam me fat që jetoj afër plazhit, kështu që meditimi im është një shëtitje buzë detit përpara se të nis ditën time. Më jep energji dhe më lidh me natyrën, pas së cilës ndihem më kreative.

2. Pini ujë të ngrohtë me limon

Të pini ujë të ngrohtë me limon në mëngjes, bën që trupi juaj të hidratohet dhe gjithashtu merrni vitaminë C. Ka një studim që tregon se limonët mund të mbrojnë dhe parandalojnë dëmtimin e indeve të mëlçisë. Shëndeti i mëlçisë është thelbësor pasi kryen shumë procese në trup duke përfshirë diegien e yndyrës dhe detoksifikimin.

3. Merrni dy probiotikë

Probiotikët janë organizma të gjallë të cilët i fusim në trupin tonë me ushqim të fermentuar ose me suplemente shtesë. Studimet e vazhdueshme tregojnë se balanca ose disbalanca e bakterieve ndikojnë në sistemin e tretjes dhe në përgjithësi në shëndetin tonë. Përfitimet shëndetësore të probiotikëve janë të mëdha sepse përveç se ndikojnë pozitivisht në shëndetin e zorrëve, gjithashtu ndikojnë në humbjen e peshës, shëndetin e sistemit tretës dhe forcojnë imunitetin. Pas një dekade kërkimi për probiotikët, marka ime e shëndetit “Solluna”, krijoi një formulë të probiotikëve që ju japin energji, ndikojnë pozitivisht në lëkurën tuaj dhe ndihmojnë në përthithjen e lëndëve ushqyese.

4. Përgatisni një mëngjes të pasur me fibra

Përgatis çdo mëngjes një smoothie të pasur me fibra e cila përmban perime me gjethe jeshile, fruta dhe ujë, kështu që është i mbushur plot, por jo i rëndë për shëndetin. Ky smoothie mban sheqerin në gjak normal dhe ofron shumë antioksidantë dhe fitonutrientë.

5. Konsumoni një pije me vlera ushqyese një orë para gjumit

Unë përdor një bazë qumështi bajamesh ose kërpi pa sheqer, që të dyja kanë një sasi të mirë të triptofanit, një aminoacid që ju ndihmon të bini në gjumë më shpejt. Më pëlqen të shtoj xhinxher, shafran Indie dhe kanellë, të cilat janë shumë të mira për metabolizmin. Unë e bëj këtë pije të nxehtë, gjë që më detyron të mos ta konsumoj shpejt dhe ta shijoj, në vend që të nxitoj. Më pëlqen ta konsumoj një orë përpara gjumit sepse më ndihmon të fle më shpejt.