Fashion

Zbuloni 6 tendencat më të reja të bizhuterive për këtë sezon vjeshte!

Pas përfundimit të kohës së ngrohtë dhe me ardhjen e dimrit avash-avash do të keni nevojë që edhe të ndryshoni sa më shumë garderobën e veshjeve por jo vetëm. Duhet të përgatiteni që të keni edhe disa bizhuteri të reja, në mënyrë që të jeni edhe më ‘in’ në lidhje me tendencat e reja të modës.

Këto sugjerime mund t’ju vijnë në ndihmë edhe nëse ju po planifikoni të eksperimentoni me stile të reja apo të mbështeteni tek klasiket tuaja të preferuara. Duhet të mbani mend një gjë, që gjithmonë do të ketë një mënyrë të re për t’i kombinuar bizhuteritë me çfarëdolloj veshje.

Ja se cilat janë 6 tendencat e bizhuterive që do t’ju vijnë në ndihmë jo vetëm këtë sezon vjeshte por edhe më tej, pse jo.

1. Bizhuteritë me rruaza
2. Bizhuteri të mëdha në ngjyrë ari
3. Bizhuteri me gura
4. Gjerdanët
5. Bizhuteri me perla
6. Vathët të gjatë