Botë e Çuditshme

Zbuloni arsyet pse burrat bëjnë më pak punë shtëpie se gratë!

Shpesh gratë ankohen pasi burrat nuk bëjnë shumë punë shtëpie. Ka një mit se ata janë më të rrëmujshëm, më të çrregullt dhe jo aq punëtorë, për sa i përket punëve të shtëpisë. Më poshtë, zbuloni katër arsyet pse burrat bëjnë më pak punë shtëpie se gratë!

1.       Stereotipet

Është ende stereotipi se punët e shtëpisë janë për gratë. Kjo gjë është e gabuar sigurisht dhe është një dallim gjinor që nuk ka arsye të bëhet. Burrat ashtu si gratë duhet të bëjnë punë shtëpie, pa e patur aspak kompleks. Punët e shtëpisë lidhen me pastërtinë dhe rregullin dhe këto janë virtyte si për burrat ashtu edhe për gratë.

2.       Nuk e mendojnë

Një tjetër arsye është fakti se burrat nuk e mendojnë se ajo punë shtëpie duhet bërë. Kjo ndodh sepse femrat janë më të kujdesshme dhe gjatë gjithë kohës kërkojnë një qoshe për të pastruar apo për të vendosur rregull. Ndaj, herën e ardhshme që partneri juaj nuk bën një punë shtëpie, mos e gjykoni atë, pasi thjesht nuk i ka shkuar në mendje.

3.       Nuk kanë iniciativë

Një tjetër arsye pse burrat nuk bëjnë punë shtëpie është sepse ata kanë nevojë për një shtysë. Nëse ju u kërkoni të bëjnë punë shtëpie ata do e bëjnë diçka të tillë. Problemi i vetëm është se atyre u mungon iniciativa. Ndaj, mos nguroni t’u kërkoni atyre të bëjnë punë shtëpie.

4.       Kanë nevojë të mësojnë

Arsyeja e fundit sado e çuditshme duket është e vërtetë. Ndonjëherë burrat kanë nevojë t’i mësoni ekzaktësisht se si bëhen punët. Kjo sepse ne jetojmë në një shoqëri ku duam apo nuk duam ta pranojmë, shumicën e punëve e bëjnë vajzat. Ndaj, mos nguroni t’i mësoni djemtë dhe burrat si bëhen punët e shtëpisë.