Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Love & Sex Sociale

Zbuloni arsyet pse ndodh ‘fenomeni’ i tradhëtisë!

A e keni menduar ndonjëherë pse ju ka tradhëtuar partneri? Mos ndoshta kur ju ka ndodhur jeni mërzitur dhe nervozuar, e nuk jeni përpjekur të gjeni shkaqet e këtij veprimi. Po ju rendis gjashtë arsyet kryesore pse partneri tradhëton, e ndoshta duke ditur arsyet do të mund të gjeni dhe si ta shmangni.

1.       Lidhja juaj ka mbaruar

Shkaku më kryesor pa diskutim që është fundi i lidhjes suaj. Nëse dy persona janë të dashuruar, mes tyre nuk ka vend për një të tretë. Ndaj, para se të fajësoni vajzën apo djalin që hyri mes jush, duhet të kuptoni që ishit ju të dy që i dhatë këtë mundësi.

2.       Dëshira seksuale

Ndonjëherë, partneri juaj nuk tradhëton sepse nuk ju do, apo sepse gjithçka mes jush ka mbaruar. Shkaku mund të jetë më sipërfaqësor, thjesht dëshira seksuale. Pra, mes jush ka ende dashuri, por kur shfaqet një person i ri tërheqës, partneri juaj mund të joshet e të humbasë kontrollin.

3.       Vetëbesimi i ulët

Nëse partneri juaj ju tradhëton, nuk do të thotë që është domosdoshmërisht faji juaj. Ndoshta ai thjesht ka vetëbesim të ulët, e kjo është mënyra e tij të ‘rifitojë’ këtë besim te vetja, të ndihet më i sigurt e më i dëshiruar.

4.       Hakmarrje

Ndonjëherë tradhëtia ndodh për arsyen e hakmarrjes. Ndoshta ju e keni lënduar shumë partnerin, dhe ai dëshiron t’jua kthejë me të njejtën monedhë. Ai nuk e dashuron aspak personin e tretë, por thjesht kjo është mënyra e tij për të marrë hak.

5.       Rutina

Dashuria është ende mes jush, por kjo lidhje është bërë e mërzitshme. Madje, mund të jetë bërë e tillë për të dy ju, por njëri nuk arrin ta përballojë duke gjetur përkrahje diku tjetër. Kjo është mënyra sipas tij të thyejë rutinën.

6.       Kushtet favorizuese

Ky rast është pak delikat, pasi ai vazhdon t’ju dashurojë dhe të ketë dëshirë të qëndrojë me ju përgjithmonë. Mirëpo, adrenalina në një festë, alkooli i tepruar, apo një ish që rishfaqet, mund të bëjë partnerin tuaj të humbasë kontrollin. Megjithatë, kur lidhja juaj është vërtet e shëndetshme as kushtet favorizuese nuk janë arsye për tradhëti.