Horoskopi Lifestyle

Zbuloni çfarë thotë secila nga shenjat e horoskopit kur është e trishtuar!

Dashi

Nuk ndihem vetja sot.

Kjo është shprehja që do të dëgjoni më së shumti nga një dash i mërzitur. Ai është “shpirti i festës” zakonisht, i lumtur dhe energjik, ndaj kjo fazë i duket e çuditshme.

Demi

Nëse unë buzëqesh askush nuk do ta vërë re…

Kjo është fraza e preferuar e një demi kur është i mërzitur. Një shenjë e fortë, e cila nuk dëshiron të shfaqë trishtimin dhe emocionet e këqija tek të tjerët.

Binjakët

Nëse unë flas shpejt, trishtimi do të më ikë.

Një binjak mendon se nëse flet shpejt trishtimi do t’i ikë. Në fakt ai gënjen veten, sepse e di mjaft mirë që e vërteta është se po tenton të fshihet nga emocionet e tij.

Gaforrja

Nuk flet fare…

Një gafore është shumë e heshtur në rastet kur është e mërzitur. Ajo zgjedh të veçohet dhe të heshtë, deri në momentin që emocionet pozitive do ta përfshijnë përsëri.

Luani

Mos m’i prek gjërat të lutem!

Një luan mund të sillet vërtet si mbreti i kafshëve kur është i mërzitur. Ai do t’ju kërkojë mos t’ia prekni gjërat dhe në rast se e bëni diçka të tillë, ai do të shfaqet shumë agresiv.

Virgjëresha

Të lutem rregulloje rrëmujën, ajo më mërzit.

Virgjëresha nuk e pëlqen rrëmujën, e aq më tepër kur është e mërzitur. Ajo që do t’ju kërkojë një virgjëreshë në ato çaste është te sistemoni gjithçka.

Peshorja

Është festa ime dhe nëse dëshiroj do të qaj, por nesër gjithçka do të jetë perfekte.

Peshorja mund të qajë pafund teksa është e trishtuar. Por ajo e di mjaft mirë si të vendosë balancat, dhe ditën e nesërme do ta shihni duke festuar përsëri.

Akrepi

Mos më fol se jam vërtet keq.

Një akrep do t’ju kërkojë të heshtni në çastet kur është i mërzitur. Në rast se nuk bëni diçka të tillë, pasojat do të jenë të konsiderueshme pasi akrepi nuk e kontrollon dot mërzinë.

Shigjetari

Çfarë ka për të qeshur?

Shigjetari në çastet kur është i mërzitur mendon se çdo veprim i të tjerëve i drejtohet atij. Ai do t’ju pyesë se pse qeshni edhe pse ai e di shumë mirë që arsyeja nuk lidhet me të.

Bricjapi

Çfarë i ndodhi planit tim pesë-vjeçar?

Bricjapi është ai që bën plane afatgjata. Ndaj kur të jetë i mërzitur, do të nxehet me veten se pse doli jasht parashikimeve dhe nuk arriti të kontrollojë emocionet.

Ujori

Ndalojeni botën, dua të marr një pushim.

Ujori bëhet vërtet dramatik kur është i mërzitur. Ai do t’ju kërkojë të ndalni botën, në mënyrë që edhe ai të marrë një pushim.

Peshqit

Pse vazhdoj të bëj të njejta gabim gjithnjë?

Peshqit kur mërziten bëjnë pikërisht këtë pyetje. Ata e dinë se shkaku i mërzisë së tyre, janë zgjedhjet që bëjnë e ribëjnë.