Sport

Zbuloni emrat e futbollistëve të kombëtares që nuk kanë kontratë, mes tyre i dashuri i…

Dritarja e transferimeve për futbollistët është mbyllur, dhe katër lojtarë të Kombëtares Shqiptare janë ende pa kontratë, duke u ofruar mundësinë të firmosin me çdo klub që i bën ofertë.

Etrit Berisha, pas largimit nga Empoli, tani në moshën 34-vjeçare, është pa kontratë dhe përflitet një rikthim te Kalmar në Suedi, ku e nisi karrierën e tij të futbollit të madh.

Kastriot Dermaku, mbrojtësi tjetër i Kombëtares, është gjithashtu në pritje të ofertave, pasi kontrata e tij me Leçen ka skaduar. Frederik Veseli, një tjetër mbrojtës, është pranë Dinamo Tiranës, por ende nuk ka firmosur një kontratë. Endri Çekiçi, partneri i moderatores Megi Pojanit, gjithashtu është pa ekip.

Ndërkaq, disa nga lojtarët kuqezinj që ndryshuan skuadër këtë verë janë: Thomas Strakosha, Armando Broja, Nedim Bajrami, Taulant Seferi, Marvin Çuni dhe Marash Kumbulla.