Celebrities

Zbuloni figurat publike që japin kontributin e tyre për situatën në Indi

India është një nga shtetet që së fundmi po kalon një periudhë shumë të vështirë për shkak të koronavirusit. Kujtojmë se ajo shënoi rekord viktimash në datën 2 maj. Ndërkohë që situata vazhdon të jetë e përkeqësuar, disa nga yjet e Hollywood-it japin mesazhin e tyre për të minimizuar problematikat e shkaktuara nga pandemia në Indi.

Shawn Mendes

Këngëtari Shawn Mendes postoi një video në Instagram ku dëshironte të ndërgjegjësonte fansat e tij rreth situatës në Indi, dhe u kërkoi atyre të dhuronin te fondacioni i quajtur GiveIndia.

Camila Cabello

Këngëtarja Camila Cabello gjithashtu iu bashkua Shawn, duke i shtyrë fansat të dhuronin te po i njëjti fondacion. Sponsori jo fitimprurës i GiveIndia, Indiaspora, premton të dyfishojë çdo dollar të dhuruar.

Katy Perry

Këngëtarja amerikane Katy Perry gjithashtu iu bashkua artistëve në këtë lëvizje të ndërmarrë. Ajo i shtyu fansat të dhuronin ndihma për Indinë, përmes një postimi në Instagram.

Ellen DeGeneres

Ellen DeGeneres figura televizive shumë e dashur dhe që ka tepër influencë, dha kontributin e saj për këtë temë kaq të rëndësishme e delikate. Ajo ftoi fansat e saj në Instagram të dhuronin në fondacionin GiveIndia.

Jennifer Aniston

Aktorja Jennifer Aniston gjithashtu u kërkoi fansave në rrjetet e saj sociale të dhuronin sa më shumë ndihma për të përkrahur Indinë në këtë situatë të vështirë që po kalon. Veç parave ajo i shtyn fansat të ndihmojnë me mjete mjekësore.