Sociale

Zbuloni fshatin ku ka vetëm meshkuj!

Me vendndodhje disa kilometra larg autostradës Rrogozhinë-Kavajë, në një fshat ku jetojnë rreth 20 familje në mjerim të plotë, pa ujë, kanalizime, në kushte mbijetese.
Ky vend mban emrin Mushnik, ku të gjithë fajësojnë kushtet e tyre të jetesës për beqarinë. “Asnjë femër nuk vjen në fshat”, janë shprehur ata dhe prandaj ka 50-vjeçarë pa familje.

Në qytet nuk mund të dalin dot pasi rruga për të shkuar është shumë e vështirë dhe i duhet të ecin në këmbë 5 kilometra.
Një mënyrë tjetër për të fituar të ardhura është punimi i tokës, por dhe kjo me sasi të vogla pasi të mbjellësh e të blesh makineritë bujqësore shkon shumë më shtrenjtë për shkak të rrugës së keqe.
Shumë rrallë mund të kalojnë njerëz të tjerë përveç banorëve që jetojnë aty.