Lifestyle

Zbuloni gjërat nuk duhet t’ju mungojnë në pushimet e radhës!

Temperaturat po ngrihen, ndaj me siguri ajo që të gjithë po prisni me padurim, janë pushimet verore. Po duhet të keni parasysh se janë tre gjëra të cilat nuk mund të mungojnë në asnjë mënyrë nga çanta juaj e pushimeve.

1.      Telefoni dhe teknologjia

Nuk ju pëlqen ta pranoni, por ju e dini shumë mirë se telefoni është bërë pjesë e pandarë e juaja. Epo, të harroni telefonin është pothuajse e pamundur, por ka shumë gjasa që ju të harroni karikuesen apo kufjet. Ndaj, mos harroni që në udhëtimin e radhës t’i kontrolloni dy herë ato. Për ata që punojnë edhe në pushime, mos harroni laptopin!

2.       Kujdesi ndaj lëkurës

Mendojeni pak sa e tmerrshme do të ishte të harronit kremin e diellit të fytyrës apo trupit. Një tjetër rast shumë i tmerrshën do të ishte nëse harroni maskat e natës, kremrat e trupit apo vajin e flokëve. Të gjithë ju që jeni përdorues të rregullt të tyre, e dini se kushtojnë shumë, ndaj nuk do të ishte një zgjidhje e mirë t’i riblinit gjatë pushimeve.

3.       Veshje

Për të gjithë të apasionuarit pas modës dhe stilit, do të ishte e tmerrshme të harronit ndonjë nga veshjet tuaja të preferuara. Ju duhet të bëni gati paraprakisht disa outfit-e për në plazh, për në lokalet e natës apo edhe për një drekë me familjen. Merrni sa më shumë veshje të mundshme, pasi mund t’ju nevojitet në çdo çast.