Celebrities Gossip Showbiz

Zbuloni me kë e festoi ditëlindjen në Dubai Kejvina Kthella…

Kejvina Kthella festoi ditëlindjen pak orë më parë në një mënyrë shumë të veçantë. Bukuroshja gjendej në Dubai, dhe duket se kaloi një kohë vërtet të mirë me njerëzit e saj më të dashur.

Ajo ishte në prani të të dashurit, emrin e të cilit nuk e publikoi në rrjete sociale. Ai e surprizoi me një festë të mrekullueshme të organizuar në jaht. E ftuar gjithashtu ka qenë edhe mikja e Kejvinës, Arta Elezaj.

Arta e frekuenton shpesh Dubain, por edhe Kejvina gjendej aty pak kohë më parë gjithashtu.

Kujtojmë, se dyshja ishte pjesë e videoklipit të Kidës me titull “Edhe sa”. Një projekt muzikor i cili rezultoi vërtet i suksesshëm, dhe me siguri veç zërit të Kidës, ndikoi edhe pamja e mrekullueshme e vajzave.